Sezoni i ri sjellë garë edhe më të fortë për golashënuesin më të mirë në Premierligë
- rilindjashqiptare
- Aug 6, 2018
- 1 min read

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fillimin e sezonit të ri në Premierligë.
Përveç garës së fortë për titull dhe një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, garë e interesante do të jetë edhe këtë sezon për golashënuesin më të mirë të sezonit.
Mohamed Salah sezonin e kaluar befasoi të gjithë duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 32 gola, pas një sezoni fantastik në fanellën e Liverpoolit.
Ylli egjiptian mbetet favorit edhe në sezonin e ri, por e pret garë e fortë me Romelu Lukakun, Harry Kane, Sergio Agueron dhe Pierre Emerick Aubameyang.
Commenti