top of page
123.jpg

Shqiptarja bën krenare Shqipërinë dhe Kosovën, veprimi i saj ka bërë bujë - Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 6, 2018
  • 1 min read

Arineta Mula me profesion alpiniste ka ngjitur 5 642 metra mbi nivelin e detit për të bërë që flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të valëvitet në Elbrus, malin më të lartë në Evropë që ndodhet në Rusi.

Mëngjesin e të dielës, alpinistja kosovare ka arritur të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë. Suksesin e saj, Arineta Mula preferoi ta ndajë me të gjithë shqiptarët nëpërmjet rrjeteve sociale .

‘Për Kosovën tonë”, ishte dedikimi i Mulës që nuk harroi të shprehë mirënjohjen edhe për autoritetet e Shqipërisë duke qenë së udhëtoi drejt Rusisë me pasaportën e Shqipërisë. “Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, vijonte Arineta Mula në postimin e saj’. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page