top of page
123.jpg

Si të mjekojmë djegien e lukthit me banane

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 6, 2018
  • 1 min read

Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike. Por përfitimet e bananes janë të shumta. 

Banania është mjaft e shijshme. Bananet përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza. Gjëja më e mirë për bananet është se i gjen shumë lehtë dhe kanë çmim të lirë. Ja disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga banania. Urthi – apo djegia e stomakut. Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak. Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut. Tensioni i gjakut- Bananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë shumë pak sodium, një kombinim i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru. Burim energjie- Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje. Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë një mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë atij forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare. Kundër Anemisë- Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia. Banania u jep atyre hekurin e nevojshëm të dietës që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak. lumturisë. Mbushe çantën me banane dhe konsumoji gjatë gjithë ditës, kur ndihesh i uritur, ke nevojë për energji dhe humor të mirë./Agroweb 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page