“Reja” toksike mbulon qytetin shqiptar, çfarë po ndodh, i kap frika të gjithë! - Video
- rilindjashqiptare
- Aug 7, 2018
- 2 min read

Kjo që shihni në pamjet filmike që mbërritën në redaksinë e DurrësLajm pak më parë nuk është mjergull që ka mbuluar lagje të tëra të Durrësit, por retë e tymit që ngrihet nga fusha e depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano.
Nga larg, duket në horizont reja e zezë që ngrihet drejt qiellit. Reja e kuqe e tymit ka mbuluar gjithçka, ndërkohë që banorët e lagjes nr.14, nga ku janë xhiruar sekuencat filmike mezi mbushen me frymë, ndërsa ajri rëndohet edhe më tepër nga temperaturat e larta dhe prezenca e lagështirës. Kjo që shihni në pamjet filmike që mbërritën në redaksinë e DurrësLajm pak më parë nuk është mjergull që ka mbuluar lagje të tëra të Durrësit, por retë e tymit që ngrihet nga fusha e depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Nga larg, duket në horizont reja e zezë që ngrihet drejt qiellit. Reja e kuqe e tymit ka mbuluar gjithçka, ndërkohë që banorët e lagjes nr.14, nga ku janë xhiruar sekuencat filmike mezi mbushen me frymë, ndërsa ajri rëndohet edhe më tepër nga temperaturat e larta dhe prezenca e lagështirës. Pavarësisht ankesave të panumërta të banorëve të Durrësit, që thithin çdo ditë ajrin e ndotur, qindra kronika televizive dhe shkrimeve në gazeta e portale, denoncimit nga ana e shumë përfaqësuesve të opozitës dhe pranimit të situatës mjaft kritike nga ana e pushtetit vendor, gjendja në Porto – Romano rëndohet edhe më tepër. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit u shpall gjendja e emergjencës mjedisore për fushën e grumbullimit të mbetjeve, por që nga ajo ditë asgjë s’ka ndryshuar. Qytetarët e Durrësit do të vazhdojnë të thithin pluhurin toksik që çlirohet nga djegia e mbeturinave në qiell të hapur.
VIDEO 👈
Comments