top of page
123.jpg

Policia e Kosovës pajiset me mjete të rënda

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 7, 2018
  • 1 min read

Policia e Kosovës ka parashikuar të shpenzoj rreth 1 milion e 500 mijë euro për furnizim me automjete për trazira.

Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës, vlera e parashikuar e kontratës për furnizim me automjete për trazira është 1 milion e 543 mijë e 260 euro.

Në bazë të tenderit të hapur është paraparë që Policia e Kosovës të furnizohet me 16 automjete për trazira. Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës thuhet se më së shumti gjashtë kandidat do të ftohet për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.

Kriteri për dhënien e kësaj kontrate nga ana e Policisë është çmimi më i ulët.

Njoftimi për furnizim me automjete për trazira nga Policia e Kosovës është hapur me 28 qershor, ndërsa afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje në këtë tender është deri më 20 gusht. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page