KUJDES! Policia patrullon trafikun me vetura civile
- rilindjashqiptare
- Aug 7, 2018
- 1 min read

Duke marrë parasysh shtimin e numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor dhe numrit të aksidenteve në trafik, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi policore me automjete civile për patrullim.
Policia ka njoftuar se automjetet zyrtare-civile të policisë drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërim.
Ata kanë shpjeguar se ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor.
“Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht tek shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i Trafikut Rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comentarios