top of page
123.jpg

Spektakli qiellor është shumë afër, gati për të shprehur dëshirat e mëdha?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 7, 2018
  • 1 min read

Spektakli i përvitshëm me sytë nga qielli është shumë afër.

Më 10 gusht, si çdo vit, rikthehen Perseidet, ose ndryshe Lotët e Shën Lorencit, të cilat shoqërohen me rënie të dukshme yjesh nga qielli. Një fenomen astronomik, të cilin qielli na e dhuron çdo gusht. 

Ky vit, sipas ekspertëve, do të jetë ideal për të parë qiellin dhe yjet, sepse spektakli do të favorizohet edhe nga kushtet e motit. 

Fenomeni qiellor që njihet me emrin Lotët e Lorencit lidhet me martirin Shën Lorenci, më 10 gusht. Por kjo nuk do të thotë se rënia e yjeve do të jetë vetëm në këtë ditë. Qielli do të ketë rënie yjesh edhe mes 12 dhe 13 gushtit. 

Kjo ndodh kur Toka kryqëzohet me orbitën e saj dhe me kometën Swift-Tuttle, e cila lëshon një re yjesh ndërsa është duke bërë trajektoren rreth Diellit. Yjet që bien, që më pas përfshijnë të gjithë atmosferën tonë, digjen në rënie duke lëshuar në qiell edhe bishtin e tyre karakteristik. 

Sipas ekspertëve, kushtet më të mira për t"i vrojtuar janë larg qyteteve me drita, në errësirë të plotë dhe në gjysmën e dytë të natës. 

Mos harroni, çdo yll plotëson një dëshirë! Ju mendoni dhe shprehni më shumë, ku i dihet? 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page