Ajka lë pa gjumë Xhensilën dhe Besin, shihni ç’bëjnë çifti-Video
- rilindjashqiptare
- Aug 8, 2018
- 1 min read

Muajin e kaluar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka.
Xhensila dhe Besi janë kujdesur që gjatë kësaj periudhe ta ruajnë në maksimum privatësinë e vogëlushes dhe rrallëherë kanë postuar foto me të.

Mbrëmjen e sotme Xhensila ka postuar disa video në Instastory ku filmon Besin të përgjumur teksa i gjuan vetes me një pallaskë. Më pas aktori shtrihet në prehërin e Xhensilës, por sapo e zë gjumi këngëtarja i thotë: “Besi po qan vajza, po qan vajza, çohu, çohu” dhe ai çohet menjëherë në këmbë teksa Xhensila qesh.
コメント