top of page
123.jpg

Delawie: Është tragjike që nëna dhe e bija nuk ishin të mbrojtura

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 9, 2018
  • 1 min read

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i trishtuar dhe zemëruar me vrasjen e dyfishtë në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

Delawie ka thënë se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. 

Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. 

Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për t’u siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page