top of page
123.jpg

Largoi shqiptarët nga kombëtarja zvicerane, trajnerit Petkoviç i kërkohet të japë dorëheqjen

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 9, 2018
  • 1 min read

Një valë reagimesh të shumta kanë filluar në Zvicër, pas vendimeve të papritura të trajnerit Vladimir Petkoviç. 

Trajneri i zviceranëve largoi nga kombëtarja lojtarin me origjinë shqiptare Valon Behrami dhe sipas lajmeve pritet që ai të largojë edhe disa futbollistë të tjerë ku thuhet se do të jetë edhe Blerim Xhemaili.

Tani është gazeta më e madhe në Zvicër, “Blick” ajo që po i kërkon dorëheqjen trajnerit Petkoviç.

Ka qenë drejtori i futbollit në këtë gazetë, Andrea Boeni i cili nëpërmjet një shkrimi ai shprehet i habitur për largimin e Behramit dhe nxjerr në pah një anë tjetër që trajneri ndoshta nuk e ka menduar.

Ndikimin e Behramit te lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Kështu në mbyllje të shkrimit të tij ai kërkon largimin e trajnerit i cili do ti hapte rrugën një epoke të re në kobëtaren zvicerane. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page