top of page
123.jpg

Portjeri më i shtrenjtë në histori arrin në Londër për testet mjekësore

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 9, 2018
  • 1 min read

Chelsea edhe më tutje vazhdon t’a thotë fjalën kryesore në këtë merkato.

Dje klubi londinez konfirmoi largimin e Thibaut Courtois drejt Real Madridit, derisa nuk kanë kaluar as 24 orë të plota kur ekipi nga Stamford Bridge pritet t’a konfirmojë zëvendësimin e tij, shkruan GazetaBlic.

Gardiani i portës së Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga, do të kaloi në kryeqytetin ishullor për shifrën e 80 milionë eurove. Ky pritet të jetë transferi i rradhës i skuadrës së Maurizio Sarrit, i cili ka ndikuar që të ndryshojë politika e klubit sa i përket tregut të transferimeve.

Nëse realizohet ky operacion transferimi, do t’a bënte Kepën si portjerin më të shtrenjtë në histori të sportit numër një rruzull.

Lojtari tashmë ka arritur në qendrën stërvitore të “bluve” për të kryer testet mjekësore, kurse lajmërimin e ka bërë faqja zyrtare e Chelseat në rrjetin social “Twitter”.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page