Zyrtare: Thibaut Courtois nënshkruan me skuadrën e re
- rilindjashqiptare
- Aug 8, 2018
- 1 min read

Vazhdojnë zyrtarizimet në orët e fundit të merkatos.
Pas Mateo Kovacic që u transferua para pak çastesh te Chelsea, rradha është për portierin e këtyre të fundit, Thibaut Courtois që të nënshkruajë me ekipin e ri, shkruan GazetaBlic.
Real Madridi, klub i vetëm që ka qenë i lidhur tash e disa kohë me gardianin e portës belge, ka lajmëruar për arritjen e marrëveshjes mes dy palëve. Kontrata është nënshkruar për gjashtë vitet e ardhshme, derisa klubi e ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Tani mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij te skuadra e Maurizio Sarrit.
Comments