top of page
123.jpg

Klopp: Më mirë të mbes një humbës i keq, se sa të fitoj si Ramosi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 10, 2018
  • 1 min read

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është rikthye të flas sërish për finalen e Ligës së Kampionëve dhe për ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Mohamed Salah.

Liverpool në muajin maj humbi finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht 3:1 nga Real Madrid në Kiev.

Një nga momentet më dramatike të lojës, ishte ndërhyrja e Ramos në Mohamed Salah, gjë që bëri që ky i fundit të largohet nga fusha, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte ndeshjen.

Një intervistë e dhënë së fundi për medien gjermane ‘Sport1’, Klopp ka thënë se nuk është në mentalitetin e tij të fitojë me çdo kusht.

“Unë nuk dua të fitoj me çdo kusht”, ka thënë Klopp.

“Të fitoj si Ramos? Jo, më mirë dua të mbes një humbës i keq”, ka shtuar Klopp.

Liverpooli i Jurgen Klopp këtë verë ka kryer disa transferime cilësore, duke u kandiduar si favorit për titullin e Premierligës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page