Konfirmohet e ardhmja e Jamie Vardy
- rilindjashqiptare
- Aug 10, 2018
- 1 min read

Jamie Vardy ka qenë emri më i kërkuar viteve të fundit në Premier Ligë.
Sulmuesi i Leicester Cityt, ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura drejt tij dhe për më tepër, ka vazhduar kontratën me klubin aktual edhe për katër vite të tjera.
31 vjeçari ka shënuar 88 gola në të gjitha kompeticionet, duke shtuar 24 sosh në vitin 2015/2016, për t’a ndihmuar skuadrën e tij të shpallet kampione në ishull.
Përfaqësuesi i kombëtares angleze, ka nënshkruar me “Lester” deri më 2022, derisa mbetet të shihet performanca në sezonet vijuese.
Vlen të përmendet se ekipet e nivelit të dytë në ishull kanë qenë shumë aktive këtë afat kalimtar.
Comentarios