Milani vazhdon garën për mesfushorin e Chelseat
- rilindjashqiptare
- Aug 10, 2018
- 1 min read

Milani po vazhdon të jetë njëra prej skuadrave më aktive të kësaj merkatoje.
Që nga vendimi pozitiv i gjykatës së arbitrazhit sporitv, Rossonerët nuk janë ndalur në afatin kalimtar të verës, shkruan GazetaBlic.
Së pari ndryshimet u bënë te pronarët e klubit, ku fondi ELLIOT morri përsipër mbi 70% të aksioneve, derisa pastaj rradha ishte për kryesinë. Braziliani Leonardo u emërua drejtor teknik, kurse me insistimin e këtij të fundit, u kthye edhe legjenda kuq e zi , Paolo Maldini.
Leonardo dhe Maldini janë vënë seriozisht në garë për mesfushorin e Chelseat, Bakayokon, i cili shumë shpejt mund të zbarkoi në Apenine.
Kontaktet po vazhdojnë derisa ditëve të ardhshme mund të mbyllet gjithçka.
Comentários