top of page
123.jpg

PSG synon superyllin e Barcelonës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 10, 2018
  • 1 min read

Merkato e Premier League është mbyllur, por deri në fund të muajit do të vazhdojë lëvizja e lojtarëve nga njëra anë në tjetrën. Një nga këto lëvizje mund të jetë ajo e Ousmane Dembele, nëse PSG vihet në lëvizje për të, theksohet në Francë.

Media franceze “Paris United” ka shkruar se “PSG ëndërron Dembele” dhe shton në informacionin e saj se drejtori sportiv i ekipit francez, Antero Hernandez, ka kontaktuar personalisht me futbollistin francez për t’i transmetuar qëllimet e PSG dhe për t’i thënë që e duan si një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Informacioni flet më shumë për një bashkim midis Henrique dhe Dembele me mbështetjen e plotë të sheikut Nasser Al Khelaifi që ky operacion të kryhet.

“Paris United” flet gjithashtu për rëndësinë e trajnerit Thomas Tuchel. Tekniku i ri PSG e kishte Dembele tek Borussia Dortmund dhe futbollisti ruan kujtime shumë të mira nga tekniku, për të cilin do të ishte një element i rëndësishëm, shkruan TeleSport


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page