top of page
123.jpg

“Keylor Navas apo Thibaut Courtois”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2018
  • 1 min read

Real Madrid këtë javë arriti të kompletonte transferimin e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Ardhja e Courtois, mund të jetë një lajm i mirë për tifozët e Real Madrid, që tani ka dy portierë të nivelit shumë të lartë në skuadrën e tyre.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për trajnerin Julen Lopetegui.

Trajnerin spanjoll e presin vendime të vështira gjatë gjithë sezonit, për të zgjedhur portierin startues kur në dispozicion do të ketë Keylor Navas dhe Thibaut Courtois.

Kështu mendon gazeta spanjolle ‘AS’ në versionin e saj online, që në një shkrim cek se vendimi më i vështirë për Lopegetui në formulimin e formacionit, do të jetë zgjedhja mes Navasit, një portieri që ka bërë historinë në Real Madridit, dhe të ardhurit të fundit, Courtois.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page