top of page
123.jpg

“Të varet, të digjet”, shqiptarët japin dënime makabre për ‘monstrën’ e Selenicës, mbyllet profili i

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2018
  • 2 min read

Dënime nga më të tmerrshmet kanë artikuluar në masë qytetarët shqiptarë për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, të afërm të tij. Nuk kishte ndodhur kurrë që ndërsa autori ndiqej nga policia me të gjitha mjetet e saj dhe qen pas ngjarjes që tronditi të madh e të vogël, të kthente përgjigje në profilin e tij në “Facebook”. Mijëra njerëz kanë komentuar duke dënuar veprimin e tij, duke shpërndarë foton dhe paralajmëruar për të si një njeri të rrezikshëm.

“Ti presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin”, “ta varin me kokëposhtë”, “të dënohet me vdekje”, “të varet në mes të sheshit”, “të digjet i gjallë” …janë këto deklaratat e qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale apo kudo ku kanë mundësi të shprehen. 

Edhe në emisionin e mëngjesit në News24 “Koha për t’u zgjuar”, pjesa më e madhe e shqetësimeve ishte për ngjarjen e Selenicës. Shqiptarët kishin harruar hallet e tyre dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorin që përveçse kreu një masakër të vërtetë gjeti kohë të tallej edhe në rrjetet sociale.

Por ndoshta lidhja e tij me internet mund të ketë ndihmuar policinë për ta lokalizuar më shpejt në zonën ku ishte fshehur. Por pas disa orësh nga lumi i urrejtjes i derdhur karshi Ridvan Zykajt, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur, ndoshta nga policia apo nga raportimet mbi faqen.

VIKTIMAT E MASAKRËS Bëhet fjalë për shtetasit; 1-Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit) 2- Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit) 3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit) 4-Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit) 5-Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit) 6-Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit) 7-Azem Zyka (djali i Demirit) 8-Afërdita Zyka (gruaja e Azemit) (BalkanWeb) 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page