Disa arsye të thjeshta se pse nuk duhet t’i ndani kufjet me të tjerët
- rilindjashqiptare
- Aug 11, 2018
- 1 min read

Të gjithëve na ndodh që të na kërkojnë për pak kufjet tona personale dhe t’i japim ato pa hezitim. Por, kjo nuk është gjë e mire! Jo sepse mund të konsiderohet akt kurnacërie, por sepse është e dëmshme për shëndetin tuaj. Sipas specialistëve, në kufje gjendet një element i quajtur cerumeni, një produkt i gjëndrave ceruminale dhe gjëndrave të djersës të përzier me qeliza të vdekura të lëkurës, veshëve, baktere dhe papastërti nga veshi. Nuk tingëllon aspak e këndëshme që të shkëmbeni nga qelizat e ngordhura deri te dylli i veshëve e bakteret me të tjerët. Kështu që është jashtëzakonisht e rëndësishme që përveçse t’i pastroni kufjet tuaja rregullisht, të mos i ndani me të tjerit në mënyrë që të zvogëloni rrezikun e infektimit. Ndërsa përdorimi i kufjeve gjatë kohës që trupi prodhon sasi të mëdha të djersës mund të çojë në të ashtuquajturat “fryrje e veshit”, inflamacioni i veshit të jashtëm, një infeksion i dhimbshëm i veshëve. Simptomat e inflamacionit janë dhimbje të forta, kruajtje dhe shkarkim të aromës së pakëndshme.
Comments