top of page
123.jpg

Mushkonjat shqetësim për qytetarët e Prishtinës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2018
  • 1 min read

Numri i madh i mushkonjave është bërë shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, por edhe vende tjera.

Pavarësisht dezinsektimit nga Komuna, pickimi nga mushkonjat shpeshherë ka detyruar qytetarët të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore. Epidemiologët thonë se numri i madh i mushkonjave është si pasojë e kushteve klimatike.

Pavarësisht dezinsektimit të kryer nga Komuna e Prishtinës, mushkonjat kanë vazhduar të jenë një shqetësim i madh për kryeqytetasit.

Qytetarët thonë se këtë verë pickimet nga mushkonjat kanë qenë shumë të shpeshta, e në disa raste ka qenë e nevojshme të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore.

Numër të madh të këtyre insekteve ka nëpër parqe e sheshe. Këtë vit, spërkatja kundër insekteve pickuese, në kryeqytet dhe disa fshatra përreth, do të kryhet me gjashtë faza.

Pak ditë më parë ka përfunduar faza e 4-t.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se situata do të jetë shumë e lehtë pasi të kryhen të gjitha fazat. Ndërkohë epidemiologët kanë thënë se shtimi i numrit të mushkonjave këtë vit, është shkak i kushteve klimatike.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page