top of page
123.jpg

U ndërrohet Burgu “Grupit Kumanova”, familjarët pas 3 vitesh ia zgjasin dorën të dënuarve!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2018
  • 1 min read

29 të burgosurit e Grupit Kumanova tanimë edhe zyrtarisht iu është ndërruar lokacioni i burgut. Indeksonline mëson se të dënuarit e këtij grupi i është pranuar kërkesa për tu transferuar në Burgun e Idrizovës, respektivisht në njërin prej reparteve të veçanta të ndërtuar enkas për të burgosurit në fjalë. Ndërsa, pas 3 vitesh, familjarët e Grupit Kumanova për herë të parë kishin mundësinë që të përqafohen dhe flasin nga afër me familjarët pasi që deri më tani kanë komunikuar 2 metra larg njëri tjetri, nga një xham ndarës. 

Vlen të theksohet se Gjykata e Apelit në Shkup pritet që në muajin tetor të mbajë seancën në të cilët do të deklarohet vendimi i shkallës së parë. Ndryshe, Grupi Kumanova që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedoninë me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, morën dënim me shtatë shekuj dhe shtatë dënime më burgim të përjetshëm. /Indeksonline/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page