top of page
123.jpg

Është arrestuar autori i masakrës së Vlorës me 8 të vdekur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2018
  • 1 min read

Pas 12 orësh në arrati, policia ka mundur të kapë 24-vjeçarin Ritvan Zykaj, autorin e masakrës me 8 të vdekur në Vlorë. 

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta Force u angazhuan për të gjetur të riun që shkaktoi kasaphanë në fshatin Resulaj të Selenicës. Policia e Shtetit thotë zyrtarisht se Ritvan Resulaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Po kështu, u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”, të cilën e kishte hedhur në shkurre. 24-vjeçari u zbulua falë dylbive termike të policisë, të cilat përdoren gjatë natës. Në momentin e arrestimit, Zykaj nuk bëri rezistencë. Ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe akuzohet për vrasje në rrethana cilësues ndaj dy ose më shumë personave. Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij të parë, mes të cilëve edhe dy fëmijë. 24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75-vjeçarit, Perije Zykaj. Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një sherr i çastit për motive banale. Sipas disa raporteve, 24-vjeçari Zykaj cilësohet si person me probleme mendore, ndërsa të tjerë thonë se është përdorues i lëndëve narkotike. /tvklan.al 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page