top of page
123.jpg

“Atmosferë e shkëlqyer në Anfield, fillim i përsosur në Premierligë”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 12, 2018
  • 1 min read

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, të dielën ka debutuar në Ligën Premier me fanellën e Liverpoolit.

Në ndeshjen e parë të sezonit 2018/2019, Redsat fituan me rezultat 4-0 në Anfield kundër West Ham Unitedit, me golat e Mohamed Salah, Sadio Mane (dy gola) dhe Daniel Sturridge.

minutën e 82-të të takimit duke e zëvendësuar golashënuesin e dyfishtë, Sadio Mane.

Publiku e priti me brohoritje dhe duartrokitje futbollistin nga Kosova në momentin e hyrjes në lojë, ndërsa ai ishte mjaft i gëzuar.

“Atmosferë e shkëlqyer sot në Anfield, me një fillim të përsosur në Ligën Premier”, ka shkruar Shaqiri në Twitter.

Xherdan Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në korrik të këtij viti nga Stoke City, pasi Redsat e aktivizuan klauzolën e tij prej 13.5 milionë funtesh (15 milionë euro).

Ai debutoi më 29 korrik në ndeshjen miqësore kundër Manchester Unitedit duke shënuar një gol fantastik.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page