top of page
123.jpg

“Eskalon” Shpend Ahmeti për festivalin në Gërmi, përplaset me qytetarë në rrjete sociale

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 13, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka mundur të përmbahet nga atmosfera e festivalit Sunny Hill Festival, që u mbajt për tri netë rresht në parkun e Gërmisë.

I fundit nga më të njohurit që performoi në këtë festival, ishte DJ Martin Garrix, i cili njëherësh e përmbylli këtë organizim.

I pari i kryeqytetit, duke përdorur edhe fjalë joadekuate e ka cilësuar festivalin si më të mirën në Evropë. “Festivali më i madh në Evropë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës. 

Reagime e qytetarëve kanë qenë të ashpra. Njëri nga ta e ka kritikuar Ahmetin duke e cilësuar si “manjak”, dhe duke e pyetur “se a i ka kry të gjitha punët”.

“Asgje nuk perjashton asgje tjeter. Prishtina eshte e te gjithëve”, ishte përgjigja e Ahmetit.

Por komentuesi ka vazhduar me kritika. Ai e ka akuzuar Shpend Ahmetin se po promovon koncerte ku shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë për shkak të çmimeve të larta.Madje e akuzon edhe për gjuhën fyese të përdorur.

“Ne nje vend te varfer si Kosova, ku endrra e te rinjve eshte te largohet, ju promovoni nje koncert elitare qe shumica nuk kan pare me pa. Edhe me shume, ti perdore gjuhe te flliqt. Kjo nuk i pershtatet kryetarit te komunes aspak”, thuhet në replikën e komentuesit.

Në këtë postim të Shpend Ahmetit ka pasur edhe replika tjera, duke e cilësuar festivalin vend ku promovohet droga.Ndryshe në këtë festival ka performuar në natën e parë edhe këngëtarja Dua Lipa.

Kurse gjatë mbrëmjes së të shtunës në Gërmi ishte arrestuar reperi Action Bronson për shkak të dyshimit se kishte dhezur marihuanë në skenë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page