top of page
123.jpg

“Kemi fjetur jashtë, kishim frikë!” Shkatërrimi që la pas tërmeti i fortë në Shqipëri - Video/Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 12, 2018
  • 1 min read

Dhjetra banesa në fshatrat e Bashkisë së Matit, Klosit dhe Bulqizës janë dëmtuar rëndë si pasojë e termetit të së shtunës, me mangnitude 5.1 i shkallës rihter.

Frika e përsëritjes së një tërmeti më të fortë, bëri që dhjetra banorë ta kalojnë natën jashtë. Xhelal Bushit banor në fshatin Dukagjin të Matit tregon tmerrin që përjetuan famljarët në momentin e lëkundjes që zgjati disa sekonda.

Shtëpitë e Hysni e Hysen Doçi më të dëmtuarat në fshatin Macukull të Matit. Ata thonë se vlera e dëmeve është e madhe port hone se fatmiresisht nuk pati viktima.

Për të parë situatën nga afër, në zonën më të prekur nga tërmeti, ishte edhe drejtori i përgjithshëm i emergjencave Civile, Haki Çako i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Dibër. Çako tha se po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme si dhe familjeve që kanë banesat e pabanueshme do tju vihet në dispozicio çadra.

Në të tre bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos, numri i banesave të dëmtuara nga lëkundjet zyrtarisht është 173. 90 janë në Mat, 47 Bulqizë dhe 36 Klos./Vizion Plus


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page