top of page
123.jpg

I braktisur nga të gjithë , Ritvan Zykaj nuk thotë asnjë fjalë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 13, 2018
  • 1 min read

I qetë, i ftohtë dhe i përhumbur është shfaqur në dyert e gjykatës së Vlorës autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj. 24-vjeçari nuk artikuloi asnjë fjalë, duke mos u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe duke mos shfaqur asnjë pendëse për aktin makabër. Zykaj është braktisur nga të gjithë dhe është i vetëm në sallën e gjyqit, ndërkohë asnjë avokat nuk e merr përsipër. Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t’u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page