Gëzim Kelmendi ia kënaq zemrën Ivica Daçiqit: Shqiptarët janë bijë të osmanlinjve
- rilindjashqiptare
- Aug 14, 2018
- 1 min read

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë ditës së sotme ka dhënë një deklaratë mbi çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se mes këtyre dy shteteve s’ka pasur kurrë kufinjë.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, duke thënë se shqiptarët janë bijtë e osmanlive që sunduan dynjanë për rreth 600 vite.
“Ne jemi shqiptarët që edhe pse sunduam dynjanë, kurrë nuk iu masakruam ashtu sikur ju që na masakruat neve në Kosovë dhe boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë”. Ky është postimi i plotë i Kelmendit: Ivica Daçiç paska thënë: kur ka pasur kufi me Kosovës e Serbisë? Sipas tij nuk ka pasur kurrë kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Unë po të them o Ivica, ka pasë ka pasë kufi mes Kosovës dhe Serbisë. 600 vite Kosova ka qenë shtet para juve. Ato kufi i ka caktu Sulltani. 600 vite Nishi ka qenë i joni. Atëherë ne shqiptarët kemi qenë pashallarë dhe zotnitë e ballkanit. Tash ju keni qu kry se na ndau Berlini (1878) e Londra (1913).
Comments