top of page
123.jpg

Kapet kosovari në Shëngjin! Ja kushtet e tmerrshme në të cilat ruante mishin që shiste - Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 14, 2018
  • 1 min read

Tregtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, arrestohet në flagrancë një shtetas Sekuestrohen 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej. Nga efektivët e Seksionit për hetimin e krimit ekonomik - financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore ndjekur me metoda proaktive, u finalizua operacioni " Rotten meat". Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues i Kosovë. Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe " Fast Food-ve" në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë. Veprat penale në ngarkim të tij " Fshehja e të ardhurave" "Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" Manipulimi i tregut" dhe " Punësim i paligjshëm" parashikuar nga nenet 180/1, 288, 143/a/1 dhe 170/a të Kodit Penal. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page