top of page
123.jpg

Reali e gjen pasuesin e Ronaldos, i kushton 223 milionë euro

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 13, 2018
  • 1 min read

Eden Hazard vazhdon të jetë synim i Real Madridit.

Metroja angleze shkruan se Real Madrid do të ofrojë për yllin e Chelsea deri në 223 milionë euro.

Edhe pse afati kalimtar në Premierligë është mbyllur, skuadrat angleze kanë të drejtë të shesin lojtar, gjë që i jep të drejt Real Madridit që t’i shter të gjitha mundësitë.

Real Madrid ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, ndërsa në listën e dëshirave kanë pasur edhe Neymarin me kampionin e ri të botës, Kylian Mbappe.

Kjo ka bërë që ‘Los Blancos’ të rikthehen edhe njëherë nga Hazard, duke i ofruar Chelsea deri në 223 milionë euro, për ta bërë belgun lojtarin më të shtrenjtë në histori.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page