Shembja e urës në Itali, “ANSA” raporton për disa të vdekur nën rrënoja - Video/Foto
- rilindjashqiptare
- Aug 14, 2018
- 1 min read

Disa persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e madhe e urës gjigante të autostradës A 10 në Genoa të Italisë u shemb të martën. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, sipas të cilës shumë makina janë ende nën rrënoja me të vdekurit brenda. Rreth 10 makina besohet të jenë rrëzuar pas shembjes së një pjese të Urës Morandi, në të cilën kalon Autostrada a 10. Ura kalon mbi qendra tregtare, fabrika dhe shumë shtëpi përgjatë autostradës Genoa Milan dhe lumit Polcevera. Ajo është rreth 100 metra e lartë, thonë mediat italiane. Fotografitë nga vendngjarja tregojnë rrënoja të mëdha që kanë mbetur si pasojë e shembjes së urës. Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje. Ura Morandi është ndërtuar në vitet 1960 dhe amortizimi besohet të jetë shkak i tragjedisë. “Po ndjek me shqetësim çfarë ka ndodhur në Genoa”, tha ministri italian i Transporteve dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli. /tvklan.al
Kliko: VIDEO




Comments