top of page
123.jpg

“Ai nuk është presidenti ynë”, shqiptarët i nisin mesazh Mogherinit e Hahnit për ndalimin e Hashim T

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 2 min read

Të gjithë shqiptarëve në mbarë botën sot iu është bërë thirrje që të kërkojnë ndalimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të mos lejohet të dëmtojë Kosovën. 

Thirrja përfshinë që t’i dërgohet mesazh në emailin e saj personal Federica Mogehrini komisionere e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe ndërmjetsuese e dialogut Prishtinë Beograd, si dhe Johannes Hahn komsionieri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, me kërkesën që të ndalohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që të bëjë pazare me shtetin e Kosovës.

Thirrjen në adresë të të gjithë shqiptarëve e ka bërë sot analisti Haki Abazi, ish drejtues i fondacionit “Rockefeller Brothers” në Nju Jork, duke kërkuar që të gjithë shqiptarët bashkërisht t’i drejtohen organizatave më të larta evropiane për të parandaluar presidentin e vendit të dëmtojë Kosovën. 

Ai madje ka dhënë dhe dy adresat ku të dërgohet mesazhi-teksti për parandalimin e Thaçit. “Të dashur miq shqiptarë nga e gjithë bota- Ta ndalim Thaçin sa nuk është vonë për parandalimin e pazareve të këqija dhe dëmtuese për shtetin e Kosovës. Ai nuk është presidenti ynë. Hashim Thaci nuk na përfaqëson ne. Nuk mundemi të lejojmë që ai të dhunojë Kushtetutën e vendit tonë. Ai nuk ka mandat të negociojë, ai është duke dhunuar të drejtën, demokracinë dhe të ardhmen tonë Evropiane”, është deklarata që Abazi ka lëshuar si thirrje në rrjetin e tij social Facebook tek shqiptarët që ta dërgojnë në adresë të Federica Mogehrini Komisionerja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe ndërmjetsuesja e dialogut Prishtinë Beograd, si dhe tek Johannes Hahn Komsionieri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian.

Më poshtë po japim të plotë statusin e analistit Haki Abazi: Te dashur miq shqiptare nga e gjithe bota- Ta ndalim Thacin sa nuk eshte vone Per parandalimin e pazareve te keqija dhe demtuese per shtetin e Kosoves dhe meqe parlamenti eshte i zaptuar dhe Kadri Veseli qe i injoron peticionet te qytetareve edhepse eshte i obliguar me kushtetute t’i respektoje. Ju propozoje qe te kopjoni tekstin e me poshtem dhe ta dergoni tek:

1. Federica Mogehrini Komisionerja e Bashkimit Evropian per Politike te jashtme dhe ndermjtesuesja e dialogut Prishtine Beograd.

2. Johannes Hahn Komsionieri per Politika te Fqinjesise dhe Negociata per Zgjerim te Bashkimit Evropian Adresat e emailit: federica.mogherini@ec.europa.eu cab-hahn-contacts@ec.europa.euTeksti:He is not our President Hashim Thaci does not represent Kosovo. Ëe cannot alloë him to violate the constitution of our country. He has no mandate to negotiate, therefore he is violating our rights, democracy, and our European future.Perkthimi: Ai nuk eshte presidenti yne Hashim Thaci nuk na perfaqeson ne. Nuk mundemi me leju qe ai te dhunoje Kushtetuten e vendit tone. Ai nuk ka mandat te negocioje, ai eshte duke dhunar te drejten, demokracine dhe te ardhmen tone Evropiane.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page