top of page
123.jpg

Delawie reagon për dorëheqjen e prokurorit: Një ditë e trishtë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 1 min read

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie reagoi ndaj dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj. Ai përmes një postimi në Twitter tha se dorëheqja është bërë për shkak të kërcënimeve, megjithëse kjo ishte mohuar nga Kryeprokurori i Shtetit. “Një ditë e trishtë për sundimin e ligjit në Kosovë kur një prokuror ndien se duhet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesë të mbështetjes. Është veçanërisht shqetësuese kur ai po punonte me një rast të mashtrimit masiv me pensione”, shkroi ai. Sipas Kryeprokurorit, ata nuk kanë informacione se Blakaj ishte i kërcënuar gjatë hetimit të dyshimeve për keqpërdorim në listat e veteranëve të luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page