Kryeministri Rama reagon për tragjedinë në Itali
- rilindjashqiptare
- Aug 15, 2018
- 1 min read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën edhe dy shqiptarë.
“Tragjedia e Xhenovës ka thyer zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me frikë orë pas ore bilancin e dhimbshëm të jetëve të humbura, si dhe përpjekjet e grupeve të shpëtimit. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne ishin të githë vëllezër e motra”.

Është ky mesazhi ngushëllues në italisht i kreut të qeverisë shqiptare për Kryeministrin italian. Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 31 vjeç janë dy shqiptarët në mesin e 39 viktimave që humbën jetën në ngjarjen tragjike në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës A10./tvklan.al
Comments