top of page
123.jpg

Merkel ”vulos” çështjen e kufijve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 2 min read

Disa javë pasi kanë nisur paralajmërimet për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë është deklaruar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me ç’rast ka thënë prerazi se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit është i pacenueshëm dhe se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se deklarata e Merkelit dëshmon qartazi se nuk do të ketë lëvizje të kufijve, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Zotimet e tilla të Thaçit, bashkë me premtimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për ndarje të serbëve nga shqiptarët e Kosovës, sipas tyre po bëhen me qëllimin e vetëm, që ta përgatisin opinionin për kompromisin i cili do të arrihet në fund të procesit.

Në anën tjetër, përderisa Thaçi e ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane, Vuçiq ka thënë se tërë bashkësia perëndimore po e konsideron Kosovën si një territor të pandashëm.Thaçi mirëpret deklaratën e MerkelitNjë ditë pas deklarimit të Merkelit ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ç’rast ka ftuar vendet e BE-së që ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën në kufijtë aktualë.

“E përshëndes deklaratën e kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Evropian t’i bindin pesë vendet mosnjohëse dhe Serbinë ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi, ka thënë për “Zërin” se deklarata e fundit e kancelares gjermane përputhet në plotësi me qëndrimin e institucioneve të Kosovës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page