top of page
123.jpg

Prindër mos i lejoni fëmijët assesi të luajnë këtë lojë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 1 min read

Momo është një lojë e re shqetësuese që përhapet përmes aplikacionit popullor të mesazheve WhatsApp.

Policia argjentinase dyshon se kjo lojë lidhet me vetëvrasjen e një vajze 12-vjeçare dhe lëshoi një paralajmërim për të gjithë prindërit që të kujdesen për fëmijët e tyre, transmeton KosovaPress.

Një vajzë nga Argjentina regjistroi aktivitetet e saj para vetëvrasjes dhe pasi kreu vetëvrasje, policia gjeti mesazhe. Tani policia po kërkon një 18-vjeçar, i cili dyshohet se e ka takuar vajzën përmes internetit.

Momo është ndryshe një kukull me sy të mëdhenj dhe flokë të gjata, punë e artistit japonez Midori Hayashi, i cili nuk ka të bëjë fare me këtë lojë.

Loja e tmerrshme filloi të përhapet në botë nga fakti se përdoruesit e WhatsApp-it filluan të komunikojnë me numra të panjohur. Ata shpejt filluan të vinin tek ata me imazhe të dhunshme dhe mesazhe të këtij kërcënimi.

Një lojë e ngjashme u shfaq në 2017 në Rusi. Për shkak të “balenës blu”, më shumë se 130 të rinj të moshës 10 deri 16-vjeç vranë veten.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page