top of page
123.jpg

Ura e Xhenovas e zuri poshtë, detaje rrëqethëse nga vendi ku u gjet 32-vjeçari shqiptar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 1 min read

Admir Bokrina është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Genova të Italisë, pas shembjes së urës që i mori jetën 34 personave. Mes dhimbjes dhe lotëve i afërmi i 32-vjeçarit, ka treguar detaje nga vdekja e tij. Në një lidhje telefonike për “News24” mes tronditjes së thellë, Ruzhdi Mashku tha se Admiri një ditë më parë festoi 3-vjetorin e martesës, ndërsa viktima u njoh nga një tatuazh që kishte në trup. Ai u shpreh: Një ditë para se të vdiste, Admiri ka festuar 3 vjetorin e martesës. Që prej moshës 12 vjeçare ka shkuar në Itali. Ai dje po shkonte në punë. Trupi është identifikuar përmes një tatuazhi në trup. Prindërit e tij janë nisur drejt Italisë mëngjesin e kësaj të mërkure. 

Fillimisht të afërmit janë bërë merak se nuk përgjigjej në celular. Admir Bokrina jetonte me bashkëshorten në Itali. Ishte bashkë me një shok kur ndodhi tragjedia”

Prindërit e tij kishin 10 ditë që ishin kthyer në Shkodër, në vendlindje për pushime, kur dje kanë mësuar lajmin e trishtë dhe sot janë nisur me urgjencë në Itali.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page