top of page
123.jpg

Atletico i hakmerret Realit për dy finalet e humbura, fiton Superkupën e Evropës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2018
  • 1 min read

Atletico Madridi iu është hakmarrë Real Madridit për humbjet në dy finalet e Ligës së Kampionëve brenda tri viteve, duke i mposhtur rivalët lokal në sfidën e Superkupës së Evropës.

Skuadra e Diego Simeones fitoi pas vazhdimeve, 4:2.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe pati përmbysje të dyanshme, por e fundit ishte nga Atletico, kështu që ata fituan trofeun e çmuar, përcjellë “Lajmi.net”.

Diego Costa kaloi Atleticon në epërsi, por Reali u rikthye me golat e Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

Ishte pikërisht Costa që shënoi përsëri për Atleticon, duke çuar sfidën në vazhdime.

E në vazhdimin e parë, Atletico realizoi dy herë me Saul Niguez dhe Koken, për të fituar 4:2.

Kësisoj, Atletico e nis edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Julen Lopetegui debuton në mënyrë të hidhur në një ndeshje zyrtare me Realin, pikërisht duke e humbur finalen ndaj rivalit lokal.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page