top of page
123.jpg

Kapiteni Messi i premton tifozëve: Do bëjmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 1 min read

Argjentinasi është krenar që ka marrë shiritin e kapiteni dhe shpreson që ai të arrij atë që ka bërë Iniesta, duke e udhëhequr Barçan drejt titujve të kampionit

Lionel Messi ka thënë se do të mundohet ti ndjek hapat e Andres Iniesta, Xavi dhe Carley Puyol dhe se për të është nder që ta mbash shiritin e kapitenit të Barcelonës, kurse qëllim i tij bashkë me shokët do të jetë kthimi i trofeut të Ligës së Kampionëve në Camp Nou. 

"Pikësëpari, dëshiroj të theme se për mua është krenari të jem kapiten", tha Messi. 

"E di çfarë do të thotë të jesh kapiten i Barçës, pasi që kam pasur mësues të mëdhenj si Puyol, Xavi dhe të madhin Andres, të cilët neve do të na mungojnë shumë këtë vit". 

Messi ka thënë se eliminimi nga Roma vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve ishte shokues por këtë vit në top agjendën e tij dhe të Barcelonës është Liga e Kampionëve. 

"Për këtë vit, mendoj se ne kemi ndërtuar një platformë shumë të mirë, me lojtarët e ri që kanë ardhur, të cilët do të na bëjnë më të mirë se kemi qenë. Edhe pse vitin e kaluar fituam La Ligan dhe Copa del Rey, u befasuam në Ligën e Kampionëve. Ne ju premtojmë se do të bëjmë gjithçka që kjo kupë e mrekullueshme të rikthehet në Camp Nou përsëri", ka thënë kapiteni i ri i Barcelonës, Messi.  


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page