top of page
123.jpg

Ky pritet të jetë vendimi i UEFA-së për stadiumin e Prishtinës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2018
  • 1 min read

Tollovia e krijuar rreth stadiumit “Fadil Vokrri” nga shikuesit, shitja e biletave në treg të zi, ndezja e fishekzjarrëve dhe hedhja e tyre në drejtim të fushës, si dhe mospërfundimi i disa punëve në stadium, kanë qenë vërejtjet e zyrtarëve të UEFA-s pas ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Dritës e Prishtinës, të luajtur të hënën mbrëma.

Zyrtarë të UEFA-s të hënën kanë inspektuar çdo detaj para, gjatë dhe pas ndeshjes së Superkupës së Kosovës, të cilën e fitoi Drita me shifrat 2:1, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja shërbeu si test nëse stadiumi i rinovuar plotëson kriteret për licencim për ndeshjet e përfaqësueses A. Vendimi nëse stadiumi i qytetit të Prishtinës, që tani njihet me emrin e legjendës Fadil Vokrri, e ka kaluar testin me sukses apo jo do të merret brenda javës nga përgjegjësit e UEFA-s, kanë njoftuar të martën nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Drejtues të FFK-së dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) besojnë se UEFA do ta licencojë stadiumin dhe përfaqësuesja A e Kosovës do ta luajë aty ndeshjen e saj të parë si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve, më 10 shtator kundër Ishujve Faroe.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page