top of page
123.jpg

Mjekët ju sugjerojnë t’i ngrini krahët lart më shpesh, dhe ja pse!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2018
  • 1 min read

Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart! Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore: 

Ç’tensionimi i supeve dhe qafës Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni! 

Përmirësimi i qëndrimit Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm. 

Forcimi i krahëve Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht ky këtu, që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave. 

Lehtësimi i dhimbjeve të shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart. 

Shmangni sindromën e qafës Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam. 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page