top of page
123.jpg

Prokuroria zbulon identitetin e policit që rrahu bashkëshorten

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2018
  • 1 min read

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një polic është arrestuar dhe është dërguar në ndalim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Në të njëjtin njoftim, IPK ka treguar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e këtij zyrtari policor. 

Kallxo.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, i cili tregoi detaje në lidhje me rastin. 

"Sipas informatave që kam marrë nga prokurori i rastit, Musa Meha, polici është arrestuar për veprën penale lëndim trupor dhe dhunë në familje. Ai dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Ndaj të njëjtit polic kanë filluar procedurat, ai veçse është ndaluar në polici dhe më pas do të ndërmerren masat e tjera", tha kryeprokurori Beka. 

Beka tha gjithashtu se janë duke u dhënë rendësi të madhe rasteve të tilla. 

"Po i japim shumë rëndësi këtyre rasteve pasi që numri i raportimeve është rritur dhe kjo është shqetësuese", tha Beka. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page