top of page
123.jpg

Thaçi i quan kamikazë politikë kundërshtarët e korrigjimit të kufijve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë. 

Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit. 

Presidenti ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën. 

Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë. 

Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Ai ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverën e ardhshme. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page