ZYRTARE: Shtyhen dy ndeshjet e klubeve të njohura në Serie A
- rilindjashqiptare
- Aug 16, 2018
- 1 min read

Pas shembjes së urës Morandi në Gjenoa, e cila shkaktoi dhe 38 viktima, 15 të plagosur dhe të paktën 10 të humbur, liga italiane e futbollit ka zyrtarizuar shtyrjen e dy ndeshjeve të skuadrave Gjenovese, në javën e parë të Serisë A.
Sampdoria-Fiorentina, si dhe Milan-Genoa, të programuara për t’u luajtur në dielën në 20:30, janë shtyrë për një datë tjetër.
Ajo mbetet për tu vendosur më pas nga Federata.
Vendimi është mirëpritur nga Fiorentina dhe Milani.
Commentaires