top of page
123.jpg

Enca iu vuri kusht fansave për këngën e re! Ja çfarë duhet të bëjnë në instagram

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2018
  • 1 min read

Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka sjell për publikun këngë të re, që pas publikimit të klipit “Dua” në mars të këtij viti. Megjithatë, fansave të saj do të duhet t’u presin vetëm edhe pak, kjo pasi kënga e saj e re është gati të dalë. Por, pak para se ta lansojë, këngëtarja u vuri një kusht fansave të saj në rrjetin social Instagram. 

Ajo publikoi një pjesë të shkurtër të këngës së re, ndërsa shkruante në mbishkrimin e videos se do ta publikojë këngë pas një jave, në rast se arrin 50 mijë koment me postimin e saj. “Nëse bëhen 50.000 comments për 24 orë, “Rendez Vous” del pas një jave, nëse jo, Downloadoni dhe dëgjoni videon derisa të dali”, ka shkruar Enca në Instagram. 

Dhe një gjë të tillë, Enca ia arriti pasi në vetëm 24 orë ajo mblodhi mbi 50 mijë komente në një post, duke thyer kështu rekordin e saj. Kënga e saj e re titullohet “Randez Vous”, dhe pritet të vijë për fansat tashmë javën e ardhshme. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page