Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Duam që ky të jetë një vit historik për klubin
- rilindjashqiptare
- Aug 16, 2018
- 1 min read

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke kërkuar një vit historik për klubin dhe i ka kërkuar ekipit të shkojë më mirë sesa sezonin e kaluar. Duke përmendur dështimin e klubit në sezonin e kaluar, ku u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – Bartomeu ishte në gjendje të mirë përpara se të fillonte sezoni i ri i La Ligës. Bartomeu shpreson që ky sezon të jetë historik për Barcelonën dhe pret nga futbollistët të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar. “Ne po hyjmë në një sezon të ri me shumë kënaqësi dhe pozitivitet”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një konferencë në Barcelonë. “Sezoni i kaluar ishte një mrekulli për klubin – ne morëm titullin e shtatë të ligës në dhjetë vjet dhe fituam trofeun e dyfishtë të vendit”. “Këtë sezon ne synojmë të shkojmë një hap më tej”. “Ishte e rëndësishme të fillonim me ngritjen e Superkupës spanjolle kundër një skuadre si Sevilla, e cila tashmë kishte luajtur ndeshje konkurruese këtë sezon”. “Ne duam që ky të jetë një vit historik për klubin”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Comentarios