top of page
123.jpg

Vaji i ullirit, ilaçi i pazëvendësueshëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 17, 2018
  • 1 min read

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë sipas ekspertëve.

Vaji i ullirit, një elemet kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.Dhe mjekja Sarah Breëer dhe dietologia Juliette Kellow thonë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton Daily Mail.

Ata thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar rritjen e kancerit si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës apo goditjeve në zemër, disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.

Gjithashtu mund të mund të zvogëlojë efektet dëmtuese të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sëmundjeve që lidhen me moshën, si edhe të përmirësojë funksionin njohës, thonë ekspertët.

Pretendimet e tyre i shtohen viteve të provave shkencore që sugjerojnë se vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit t’i shmangin sëmundjeve vdekjeprurëse.

Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë. Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm si edhe forcon sistemin imunitar, përgatiti Express.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page