top of page
123.jpg

Zbulohet ‘sozia’ e Dua Lipës, modelja amerikane duket identike me këngëtaren shqiptare - Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 17, 2018
  • 1 min read

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar.

Sukseset dhe fatin e saj duan ta kenë të gjithë, në veçanti fansat e zjarrtë të cilët bëjnë çdo që është e mundur që të duken si Dua. 

Por, mesa duket, një vajzë në planet e ka fatin që të duket krejtësisht si artistja shqiptare, të paktën për nga dukja e jashtme. 

Është kjo modelja e njohur amerikane, Brittany Xavier, e cila ngjason vërtet shumë me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. 

Po të shikosh me vëmendje fotografitë e saj në rrjetin social Instagram, vëren se në çdo imazh që ajo publikon, duket sikur të ishte Dua. 

Këtë ia thonë edhe ndjekësit e saj, të cilët i shkruajnë në koment se njerëzit mund ta ngatërrojnë lehtësisht në rrugë me këngëtaren e famshme. 

Ndërkohë, nga ana tjetër, Dua mesa duket nuk ka dijeni për ekzistencën e saj, pasi nuk është parë ndonjëherë të publikojë një fotografi të saj, apo ta ndjekë në rrjetet sociale. 

Në vazhdim, ju sjellim disa fotografi të modeles amerikane Brittany Xavier, dhe ngjashmëritë e saj me artisten Dua Lipa.  


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page