top of page
123.jpg

Këto janë komunat ku janë fryer me shumicë listat e veteranëve: 90% e burrave të Deçanit janë vetera

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2018
  • 1 min read

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017, shihet numri më i madh i listave të fryera të veteranëve në Zonën Operative të Dukagjinit, për rreth 40 përqind. Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina, Skëndera, Rahoveci dhe Suhareka janë komunat me anomali të statistikave, thotë profesori universitar Armend Muja. Muja, thotë se Deçani, sipas statistikave, në kohën e luftës kishte 5543 meshkuj të aftë për luftë ndërmjet moshave 18-55 vjeç, ndërsa 4697 prej tyre janë veteran ose invalid të luftës. Sipas tij, kjo i bie që 90% përqind e burrave të Deçanit janë bërë veteranë. Ai thotë së në këtë komunë, ndërmjet 960-1080 ishin ushtarë, jo 4000 sa janë tani. Ky është statusi i plotë i profesorit Muja: Veteranet: Numri me i madh i veteraneve ne Zonen Operative te Dukagjinit (afersisht 40%). Decani, Peja, Gjakova, Prishtina, Skenderaj, Rahoveci, Suhareka jane komunat me anomali statistikore. P.sh. Decani ne kohen e luftes kishte 5543 meshkuj te afte per lufte ndermjet moshave 18-55 vjec ndersa 4697 jane veternane ose invalid. Kjo i bjen qe 90% e burrave te Decanit jane veterane. Nje menyre e kalkulimit te numrit te ushtareve eshte ne baze te probabilitetit te vrasjes ne beteje. Nje ushtar i UCK kishte probabilitet prej 7% qe te vdes ne beteje. Ne baze te probabilitetit te renies ne beteje dhe numrit te deshmoreve Decani ka pase ndermjet 960-1080 ushtare. Jo 4000. Kjo marri duhet te ndalohet. Te merret per baze Databaza e IOM. Mashtruesit individual dhe zingjiri te publikohet, poshtrohet dhe gjykohet.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page