top of page
123.jpg

Në gusht diskutohet për vizat, liberalizimi vitin e ardhshëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2018
  • 1 min read

Pas dhënies së rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian (KE), më 29 gusht të këtij viti procesi për vizat e Kosovës do të kalojë në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian. 

Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës do të mundin të dalin përfundimisht nga “grilat” tek në gjysmën e dytë të vitit 2019. 

Përderisa ende Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Kosova përfundimisht do të marrë liberalizimin, zyrtarë të Bashkimit Evropian shprehen të bindur se Kosova i ka plotësuar kriteret e caktuara nga BE-ja dhe se tani vizat janë çështje procedurale. 

Edhe përfaqësues të institucioneve në vend vlerësojnë që këtë vit Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, pasi tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja. 

Mirëpo njohësit e çështjeve të integrimeve thonë se deri në verën e vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, sepse procedura për vizat e Kosovës mund të zgjatet nëse eventualisht Kosovës i vihet edhe ndonjë kriter joformal për vizat nga ana e BE-së. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page