Parashikimi i derbit ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit
- rilindjashqiptare
- Aug 18, 2018
- 2 min read

Në Stamford Bridge zhvillohet kryendeshja e javës së dytë të sezonit 2018/2019 në Ligën Premier, ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.
Të rejat e skuadrave
Chelsea

Mateo Kovacic në stërvitje (Foto: Twitter/Chelsea FC)
Cesc Fabregas është duke vuajtur nga një lëndim i gjurit dhe do të qëndrojë jashtë, së bashku me Izzy Brown dhe Marco van Ginkel.
Pritet të shihet nëse do të përfshihet në skuadër Mateo Kovacic, i cili mungoi ndaj Huddersfieldit, ndërkohë që Ruben Loftus-Cheek mund të startojë në mesfushë para Ross Barkleyt.
Eden Hazard duhet ta nisë sfidën nga minuta e parë ose në vend të Willian, ose si një ‘nëntë false’ duke e lënë Alvaro Moratan në bankën rezervë.
Arsenali

Stephan Lichtsteiner dhe Unai Emery (Foto: Getty Images)
Meqenëse Sead Kolasinac dhe Ainsley Maitland-Niles janë të lënduar, ndërsa Nacho Monreal është në dyshim, Stephan Lichtsteiner pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në krahun e majtë.
Laurent Koscielny mungon për shkak të lëndimit në tetivën e Akilit, ndërsa në dyshim është edhe Danny Welbeck.
Në ndërkohë, Unai Emery mund t’i angazhojë nga minuta e parë Lucas Torreiran dhe Alexandre Lacazetten në vend të Granit Xhakës dhe Henrikh Mkhitaryanit.
Fakte

Alvaro Morata dhe Sokratis Papastathopoulos (Foto: Getty Images)
Chelsea ka barazuar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.
Blutë nuk kanë pranuar gol nga Topçinjtë në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat.
Në tri ndeshjet e fundit të Chelsea në shtëpi në Ligën Premier, janë shënuar më pak se 2.5 gola për ndeshje.
Arsenali është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Bluve në të gjitha garat.
Formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme Chelsea v. Arsenal (Foto: Whoscored)
Parashikimi

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri (Foto: Getty Images)
Chelsea e nisi sezonin me një fitore bindëse (3-0) kundër Huddersfield Town. Blutë nuk kanë humbur në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi, nga të cilat i kanë fituar shtatë, prandaj do t’i kërkojnë tri pikë të reja nga ky takim.
Arsenali u mposht nga Manchester City (2-0) në takimin e parë të këtij sezoni, ndërsa udhëtimi në Stamford Bridge nuk është aspak i lehtë.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery (Foto: Getty Images)
Unai Emery do të shpresojë që skuadra e tij të jetë më e organizuar në mbrojtje në krahasim me lojën ndaj ekipit të Pep Guardiolas.
Po ashtu, trajner i Topçinjve do të shpresojnë për një përmirësim të përgjithshëm të ekipit të tij, megjithëse Blutë mund t’ia përkeqësojnë punët në këtë fillimsezoni.
Rezultati i mundshëm
Chelsea 2 – 1 Arsenal
Comments